​Rruga Nacionale Kaçanik – Hani i Elezit, bllokohet në dy intervale të ditës së sotme

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se Rruga Nacionale Kaçanik – Hani i Elezit, bllokohet në dy intervale të ditës së sotme.

Njoftimi i MI:

Sot, (e premte, 2 nëntor 2018), për shkak të disa ndërhyrjeve që do të ndërmerren, me qëllim të sigurisë në komunikacion, rruga nacionale N2, që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit dhe pikën kufitare me Maqedoninë, do të jetë e bllokuar prej orës 9:30 deri në 11:30 dhe pasdite nga ora 13:30 deri në ora 16:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme