Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, e ka lavdëruar yllin e Barcelonës, Ousmane Dembele, mirëpo e ka cilësuar atë si pak të çmendur.
Dembele është përballur me mjaft shumë kritika për sjelljen e tij gjatë këtij sezoni, veçanërisht për vonesat në seancat stërvitore, mirëpo ai gjithashtu ka arritur që të jetë në formë të mirë në La Liga.
21-vjeçari e ka zemëruar shpeshherë gjatë këtij sezoni trajneri Ernesto Valverde për vonesat në seancat stërvitore, mirëpo ai ka arritur që në fushën e lojës të krijojë disa momente brilante, të cilat në disa raste kanë qenë vendimtare për Barcelonën.
Tuchel kishte punuar me Dembelen për një sezon në Borussia Dortmund gjatë sezonit 2016/2017. Francezi kishte arritur t’i shënonte 10 gola dhe t’i bënte 21 asiste për klubin gjerman gjatë atij sezoni, duke e arritur kështu transferimin në Barcelonë për 105 milionë euro.
“Ousmane është një lojtar i mrekullueshëm, ai është me të vërtetë i talentuar. Mund ta shikoj atë duke stërvitur çdo ditë. Ai është gjithashtu një njeri fantastik. Është pak i çmendur. Ai është djalë i mirë, por pak i çmendur”, ka thënë Tuchel.