​U shpallën të humbur, gjenden të vdekur 3 minatorë në Dibër

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

3 minatorët që u shpallën të humbur dje janë gjetur të pajetë në thellësi të minierës “Balgjaj”, në Selishtë të Dibrës.

Policia ka bërë të ditur se janë gjetur trupat e Ismail Hoxhës, 64 vjeç, banues në Peshkopi, Fatos. Çeskut, 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe Rushdi Rushitit, 33 vjeç, banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Në vijim të informacionit të dhënë, ku tre shtetas që punonin në minierën e “Balgjaj”, Selishtë, kishin humbur kontaktet me familjen, ju informojmë se rreth orës 03:00 datë 29.10 2020 në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari- shpëtimit, u gjetën trupat e pajetë të shtetasve, I. H., 64 vjeç, banues në Peshkopi, F. Ç., 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe R. R., 33 vjeç, banues në Bulqizë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Tutje nga policia kanë thënë se po vijojnë punë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme