​Veseli: Taksa 100% nuk hiqet

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka qenë i prerë më përgjigjen e tij për kërkesën e SHBA-ve rreth heqjes së taksës 100% ndaj produkteve serbe. 

“Taksa do të qëndrojë”, ka thënë Veseli në intervistën për emision “Frontal” në T7. 

Sipas tij, taksa ka ardhur pas veprimeve që Serbia i ka kryer kundër shtetit të Kosovës. 
“Nuk do të hiqen veprimet të cilat i krijon vetë Serbia. Taksen se kemi bërë nga dëshira.

As kur e kemi bërë 10%, e as 100%”, ka thënë ai për Televizionin 7. 

Veseli, në intervistën në emisionin “Frontal”, ka thënë se taksen 100% e ka propozuar vetë ai tek kryeministri Ramush Haradinaj. Ky i fundit, sipas kreut të PDK-së kishte propozuar që taksa të jetë 30% ndaj produkteve që vijnë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja. 

“Propozimi im ka qenë 100%”, ka thënë Veseli, shkruan Gazeta Express. 

“Vendimi im dhe i kryeministrit do të jetë prapë në interesin e Kosovës dhe ruajtjen e partneritetit me SHBA-në”, ka shtuar kryeparlamentari, duke folur rreth kërkesës së SHBA-ve për heqjen e taksës, edhe pse ai më tutje ka insistuar se taksa do të vazhdojë të jetë në fuqi.

https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/2274859489456260/

Të ngjashme