1 025 raste aktive me Coronavirus në Kosovë

Prishtinë | 02 Sht 2022 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 64 raste të reja me coronavirus, nga testime të bëra, ndërkaq në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 1.025.

MSH njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 363 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 3,197.

Të vaksinuar në këtë periudhë raportuese janë 12, ndërsa në total janë administruar 1,835,580 doza të vaksinës.

Të ngjashme