1.2 milion euro për zgjerimin e rrugës Liqeni i Badovcit-Mramor-Grashticë

Prishtinë | 13 Maj 2017 | 10:05 | Nga

Ministria e Infrastrukturës do të financojë projektin për zgjerimin e rrugës unazore Liqeni i Badovcit – Mramor – Grashticë, në vlerë prej 1 242 216 01 eurosh, me një gjatësi prej 4 690 00 metrash.

Punimet për realizimin e këtij projekti do të fillojnë së shpejti dhe pritet të  përfundojnë në afat kohor prej 169 ditësh pune, sipas kontratës së nënshkruar  në mes të kompanisë fituese dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

Ky projekt rrugor është shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj zone, si një rrugë mjaft e frekuentuar, e cila lidhë shumë fshatra të komunës së Prishtinës, të Gjilanit dhe më gjerë.

Po ashtu, financimi i këtij projekti infrastrukturor do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, si dhe do të kontribuojë në zhvillimin më të hovshëm të kësaj pjese të rëndësishme të komunës së Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme