Janjiq: Nuk jemi kundër rrugës, por të respektohen ligjet për zonat e mbrojtura

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 16:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, lidhur me ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë, ka thënë se përkrahin ndërtimin e rrugëve që lidhin njerëzit, por sipas tij duhet respektuar edhe ligjet për zonat e mbrojtura, raporton Ekonomia Online.

“Ne e përkrahim ndërtimin e rrugëve që lidhin njerëzit dhe përkrahim idenë e zhvillimit ekonomik të komunës, por është me rëndësi qe të kemi parasysh se ekziston Ligji për zonat e mbrojtura speciale, që nuk lejon që rrugët magjistrale të ndërtohen në zonat e mbrojtura, dhe kjo do të ishte rrugë e karakterit magjistrale ndërkombëtare sepse lidhet me Malin e Zi”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se ndërtimi i rrugës afër manastirit do  krijonte zhurmë. Ai ka thënë se  takim me kryeministrin Hotin e kryetarin e Deçanit, Ramosaj, është diskutuar për mënyrat se si te gjendet një zgjidhje.

“Kemi biseduar për mënyra të ndryshme se si të gjendet një zgjidhje e përhershme e cila do të jet në përputhje me ligjin, dhe e cila do t’i përmbushë nevojat ekonomike të komunës dhe nga ana tjetër interesin për një jetë të qetë siç është e paraparë me ligj“, deklaroi Janjiq.

Të ngjashme