ShFMU “7 Shtatori” në qytetin e Rahovecit do të bëhet me objekt të ri 1.4 milion euro
Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të Komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Administratës Publike (MAP), Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “7 Shtatori” në qytetin e Rahovecit, e cila aktualisht ka 312 nxënës, do të bëhen me objekt të ri dhe sallë të re të edukatës fizike.
Vlera totale për ndërtimin e objektit të shkollës dhe sallës së edukatës është 1 384 418 31 euro dhe do të ketë 3 982 metra katror, ky projekt financohet nga MAP-i.
Punët për ndërtimin e objektit të shkollës dhe sallës së edukatës fizike, pritet që të fillojnë shumë shpejtë.