1 milion njerëz janë larguar nga Ukraina

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 07:49 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se një milion njerëz janë larguar nga Ukraina që kur forcat ruse pushtuan vendin javën e kaluar, tha kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët.

“Në vetëm shtatë ditë ne kemi qenë dëshmitarë të eksodit të një milion refugjatësh nga Ukraina në vendet fqinje. Për shumë miliona të tjerë, brenda Ukrainës, është koha që armët të heshtin, në mënyrë që të mund të sigurohet ndihma humanitare shpëtimtare”, tha Filippo Grandi.

Është eksodi më i shpejtë i refugjatëve këtë shekull, sipas KB-së.

Të ngjashme