Zelensky thotë se Rusia bombardoi një fshat në Zaporizhia dhe vrau 18 njerëz

Prishtinë | 02 Nën 2026 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të hënën se forcat ruse kishin bombarduar një fshat në rajonin juglindor ukrainas, Zaporizhia, duke lënë 18 të vrarë e pesë të lënduar.

Duke shkruar në rrjetin “Telegram”, presidenti tha se forcat ruse fillimisht kishin hedhur bomba ajrore në një shkollë në fshatin Komyshuvakha, e cila përdorej për shpërndarjen e ndihmave humanitare, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Pas sulmit të parë ajror, ndodhi një sulm i përsëritur me nëntë bomba shtesë, drejtpërdrejt në strehimore, ku ishin grumbulluar njerëzit” – shkroi Zelensky.Reklamë

“Rusët nuk mund të mos ishin të vetëdijshëm se, për çdo javë, banorët që kanë mbetur në Komyshuvakha po merrnin ndihma mu aty. Kjo është edhe një dëshmi tjetër se Rusia nuk dëshiron asnjë lloj depërshkallëzimi, asnjë drejtësi të vërtetë” – shtoi presidenti ukrainas.

Fshatrat shtrihen në juglindje të qytetit kryesor të rajonit, i cili gjithashtu quhet Zaporizhia.

Të ngjashme