FIFPRO ka publikuar listën e ngushtë me 26 futbollistë të nominuar për formacionin më të mirë botëror të meshkujve për vitin 2026.
Përzgjedhja është bërë nga 19.806 futbollistë profesionistë nga e gjithë bota, të cilët kanë votuar për formacionin ideal, të njohur si World 11.
Në mesin e të nominuarve janë emra të njohur si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappé, Erling Haaland, Harry Kane, Jude Bellingham dhe Lamine Yamal.
Lista e plotë përfshin: Thibaut Courtois, Emiliano Martínez, David Raya, Pau Cubarsí, Marc Cucurella, Virgil van Dijk, Gabriel Magalhães, Achraf Hakimi, Nuno Mendes, William Saliba, Dayot Upamecano, Jude Bellingham, Bruno Fernandes, Enzo Fernández, Pedri, Declan Rice, Rodri, Vitinha, Erling Haaland, Harry Kane, Khvicha Kvaratskhelia, Kylian Mbappé, Lionel Messi, Michael Olise, Cristiano Ronaldo dhe Lamine Yamal.