Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, ka bërë disa pyetje për rastin e dy vrasjeve në komunën e Gjilanit.
Në një postim në profilin e vet në FB, Kadaj-Bujupi ka shkruar: “Edhe një tragjedi që ngre një pyetje të rëndë: Kush vendosi që një foshnjë vetëm tre muajshe të mbetej nën kujdesin e një prindi për të cilin raportohej se ishte përdorues i narkotikëve dhe kishte precedentë penalë?
A u vlerësua rreziku? Ku ishin institucionet e mbrojtjes së fëmijëve?
Nëse këto rrethana kanë qenë të njohura dhe askush nuk ka ndërhyrë, atëherë kemi të bëjmë edhe me një dështim të rëndë institucional.
Shteti nuk duhet të zgjohet vetëm pasi viktimat të jenë bërë lajm!”.