Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit.
Sipas njoftimit, gjatë takimit është theksuar nevoja për forcimin e bashkëpunimit bilateral dhe avancimin e partneritetit në fusha me interes të përbashkët.
Presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Francës për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e partneritetit me këtë shtet, i cili ka rol të rëndësishëm në Bashkimin Evropian dhe në çështjet e sigurisë evropiane.
Po ashtu, ajo ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për avancimin e integrimit evropian, forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira me partnerët ndërkombëtarë.