Gërvalla: Buxheti i vitit 2027 është 4.27 miliardë euro, 52.3 milionë euro ndahen për Ministrinë e Drejtësisë

Prishtinë | 02 Nën 2026 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2027 do të jetë 4.27 miliardë euro.

Përmes një postimi, Gërvalla ka njoftuar se nga ky buxhet, 52.3 milionë euro janë ndarë për Ministrinë e Drejtësisë.

Ajo ka uruar që mjetet e ndara të shfrytëzohen për realizimin e projekteve dhe punëve në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.

“4.27 miliardë euro është buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2027, prej të cilave 52.3 milionë euro për Ministrinë e Drejtësisë.

Na priftë e mbara në realizimin e punëve të mira, në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.

Të ngjashme