Departamenti për Krime të Rënda, me gjyqtarin e procedurës paraprake Musë Povataj, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh ndaj të pandehurit K.M., i cili dyshohet se ka goditur me sëpatë babanë e tij në Isniq të Deçanit.
“Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri K.M. ka kryer veprën penale “Vrasje erëndë e mbetur në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa paraburgimi është caktuar mbi bazën e kushteve ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.