“1 në 4 vajza dhunohen”, studimi: Fenomeni i ka rrënjët e thella në familje

Prishtinë | 10 Shk 2019 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

“Në Shqipëri është ende tabu seksi dhe nuk flitet me fëmijën”.

Një studim i fundit, i kryer me adoleshentë në disa gjimnaze të Shqipërisë për marrëdhëniet intime në adoleshencë, doli në përfundimin që 1 në 3 adoleshentë kanë kryer marrëdhënie intime, ndërsa 1 në 4 vajza ka përjetuar dhunë nga partneri.

Ato treguan se dhunohen fizikisht, kërcënohen e poshtërohen nga i dashuri, para, gjatë dhe pas aktit seksual.

“Në Shqipëri është ende tabu seksi dhe nuk flitet me fëmijën. Në Europë, nëse do të shantazhonin një të mitur me video, atëherë ajo do të thoshte që s’ka problem, përdore sa të duash, unë do t’u drejtohem organeve të policisë. Unë po e përgatit fëmijën tim duke i bërë orë edukative në shtëpi”, thotë një prind.

Ndërsa një tjetër shprehet se çfarë ka bërë babai, do të bëjë edhe i biri, dhe çfarë ka bërë e ëma, do të bëjë vajza, shkruan Tch.

64% e vajzave të pyetura pranojnë që partneri t’i kontrollojë rrjetet sociale. Rezultatet e studimit tregojnë se dhuna në marrëdhëniet intime në adoleshencë, i ka rrënjët e thella në familje dhe në ekspozimin e të rinjve ndaj dhunës gjatë gjithë jetës së tyre.

Të ngjashme