The Summit – Electronic Music Festival do ta mbajë edicionin e tretë në parkun e Gërmisë në Prishtinë, më saktësisht në hapësirën e njohur si ‘Te koshat’.
Për dy net radhazi, 1 dhe 2 Shtator, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë t’i kalojnë orët e mbrëmjes me muzikë elektronike të mirëfilltë e cila nuk do të ndalet deri në mëngjesin e ditës së nesërme.
Ekrem Tahiri, nga kompania MODUS që është krijuesë dhe organizatorë i këtij festivali tha: ” Këtë vitë”The summit Fest” tashmë e ka kriju imazhin e vet si një festival shumë seriozë që kultivon muzikë të mirëfillt elektronike me efekte vizuele speciale. Sivjet do të dominojë Tekno nga Franca por edhe disa Dj shumë të mirë nga vende të tjera të Evropës dhe nga Kosova.
“Në bashkëpunim me Raw Agency dhe Circle, do të sjellim 15 Dj që do të performojnë për dy netë me radhë.” perfundoi Tahiri.
Line Up sivjet do të përbëhet me DJ që vijnë nga vende të ndryshme të Evropës dhe Kosovës. Nga Franca do të jenë Dolby D, Process404, Airod B2B Mayeul dhe I Hate Models; nga Italia Warind, nga Gjermania Jasmine Azarian, nga Austria Jeanne si dhe nga Kosova Megan, NaniKilla, Mindbend, Ersanndhe Buda.
Jazmine Azarian që vjen nga Gjermania në faqen e saj të Facebook ka postuar se është ” Shumë e lumtur që do të performojë në TheSummit Fest 2017 në Kosovë, me disa nga favoritet e saj si: I Hate Models, WarinD, Airod dhe Procesi 404.”
The Sammit Fest do të fillojë me 1 dhe 2 shtator nga ora 19:00 dhe biletat tashmë janë në shitje në Modus dhe RaveTravel.