1 i vdekur dhe 37 të plagosur gjatë fundjavës në Chicago

Prishtinë | 17 Pri 2017 | 14:14 | Nga

Si pasojë e sulmeve të armatosura të ndodhura gjatë fundjavës në Chicago të SHBA-së, të paktën 1 person ka humbur jetën dhe 37 të tjerë janë plagosur.

Sipas një njoftimi të policisë së Chicago-s, thuhet se në këtë vend i cili cilësohet si “kryeqyteti i krimit në SHBA”, sulmet e armatosura nuk janë ndalur as edhe në festën e pashkëve. Si pasojë e sulmeve që nga dita e premte deri të dielën, të paktën 1 person ka humbur jetën dhe 37 të tjerë janë plagosur. Policia ka thënë se shumica e sulmeve kanë ndodhur në lagjet jugore të qytetit.

Policia ka thënë gjithashtu se hetimet në lidhje me këto ngjarje vazhdojnë. Ndërkohë si pasojë e sulmeve të armatosura një fundjavë më parë, të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe 28 të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas statistikave të forcave të sigurisë, gjatë vitit 2016, 762 persona në Chicago kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të armatosura, ndërsa 4.331 të tjerë janë plagosur. Ndërkohë që nga fillimi i këtij viti deri më tani, 169 persona kanë humbur jetën dhe 752 të tjerë janë plagosur.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme