Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë ftuar sot mediat për një konferencë në ora 11:00, përkatësisht në ora 12:00.
Sipas njoftimit të PDK-së, kreu i kësaj partie do të mbajë Konferencën në selinë qendrore të PDK-së.
Theksohet se në këtë Konferencë me gazetarë, kreu i opozitës do të paraqesë qëndrimet e PDK-së për 1 vit qeverisje nga kryeministri Albin Kurti dhe Vetëvendosje.
Të njëjtën pritet ta bëjë edhe ai i LDK-së. Sipas një njoftimi për medie, Abdixhiku paraqet qëndrimin e LDK-së në lidhje me punën 1 vjeçare të Qeverisë.