Të gjesh paqe dhe qetësi në këtë realitet frenetik është pothuajse e pamundur. Por në fakt edhe mundet, madje ka edhe një formulë që mund të të ndihmoje për të gjetur ritmin, qetësinë dhe produktivitetin.
Është fjala për formulën “10-3-2-1”, qe është një seri gjërash të vogla në dukje, por që do t’ju ndihmojnë të flini mirë dhe për pasojë të keni një dite me produktive në aspektin e punës. Craig Ballantyne na përshkruan atë që me shumë të drejtë mund ta quajmë si formula e ditës perfekte, dhe që konsiston në katër këshilla:
10 orë përpara se të shkoni për të fjetur mos pini kafe
3 orë përpara se të shkoni për të fjetur as mos hani dhe as mos pini
2 orë përpara se të shkoni për të fjetur mos punoni më
1 orë përpara se të shkoni për të fjetur mbyllni kompjuterin dhe celularët.