10 banorët e ”Big Brother”, që po vazhdojnë të shtojnë mijëra ndjekës në Instagram

Prishtinë | 10 Mar 2023 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

”Big Brother Albania Vip 2”, vijon që të jetë një makineri fitimesh. Fitimi momental që kanë banorët janë ndjekësit që i shtohen dita-ditës në Instagram. Me hyrjen e banorëve të rinj, edhe renditja ka ndryshuar.

10. Një nga banorët më të rinj të shtëpisë së “BBV” është Qetsor Ferrunaj, një ish-fitues i Big Brother, i cili pak më parë bëri një deklaratë të fortë duke u shprehur se është futur sërish për të fituar.

9. Një nga protagonistet kryesore të këtij spektakli është padyshim Olta Gixhari, e cila ka fituar 1 mijë ndjekës në Instagram.

8. Javët e fundit është vënë re krijimi i një marrëdhënie të re midis Krist Dragoti dhe këngëtares Keisi Medini, kjo e fundit ka arritur të fitojë gjithashtu 1 mijë ndjekës.

7. Armaldo Kllogjeri, një nga protagonistët e BBV, duket se ende nuk është pozicionuar në një nga dy grupet dhe strategjia që është duke përdorur e ka trembur edhe vetë atë. Maestro ka arritur të fitojë 1500 ndjekës.

6. Krist Dragoti ka arritur të grumbullojë 1800 ndjekës në llogarinë e tij personale në Instagram.

5. Padyshim që një nga hyrjet më të komentuara ka qenë Sabiani, i cili sipas Luizit duket se e ka ndryshuar opinionin e tij për Kristin.

4. Një banor tjetër që iu është bashkuar shtëpisë është edhe aktori i mirë njohur shqiptar Elvis Pupa, i cili nga 125 mijë ndjekës ka shkuar në 128 ndjekës.

3. Banorja tjetër, e cila na suprizoi me hyrjen e saj në shtëpinë më të famshme, ishte edhe Antoneta Koçi. Ajo ka fituar 4 mijë ndjekës këtë javë.

2. Kiara Tito këtë javë 4 mijë ndjekës. Ajo të martën mori një ”dhuratë”, por që publiku e kundërshtoi dhe bëri që ndjekësit e Luizit ti bëjnë sërish follow Kiarës.

1. Luiz Ejlli këtë javë nga 565 mijë ai ka shkuar 573 mijë, duke fituar plot 8 mijë ndjekës të rinj në Instagram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme