Grupi anti-Kurti në VV po ndahet përfundimisht nga kjo parti.
Gazeta Metro mëson se ata po bëjnë gati një kërkesë që do ta dërgojnë në Sekretari të Kuvendit, për Grup të ri Parlamentar.
Mediat kanë raportuar se kjo kërkesë është dërguar në Kuvend, por Gazeta Metro, mëson se zyrtarisht ajo ende nuk është proceduar.
Deputetët që do të nënshkruajnë këtë kërkesë janë: Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, Shqipe Pantina, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Driton Çaushi, Donika Kadaj dhe Dukagjin Gorani.
Metro mëson se kërkesa për Grup të ri Parlamentar, pritet të bëhet gjatë kësaj jave, ose më së largu gjatë javës së ardhshme.
Gjithashtu, mësohet se VV u ka bërë edhe një kërkesë me ofertë konkrete të rrebeluarve për kthim në parti, por kjo është refuzuar prej tyre.