Një adoleshente ka 10 ditë që po mungon dhe policia është detyruar të kontrollojë më shumë se 4000 shtëpi.
Leah Croucher, 19-vjeçare, për herë të fundit është parë nga prindërit e saj më 14 shkurt në shtëpinë e tyre në Emerson Valley, Milton Keynes, shkruan BBC.
Policia atje që ka më shumë se 50 oficerë dhe staf të përfshirë në kërkim, ka mbuluar zona të shumta të Milton Keynes.
Policia angleze thotë se celulari dhe llogaria e saj bankare nuk janë përdorur.
Prindërit e saj, Claire dhe John Croucher, e kanë përshkruar vajzën e tyre si të sigurtë dhe zakonisht ishte në shtëpi në orën 01:00, nëse ajo ka dalë.