Kur mendon se gjërat s’mund të shkojnë më ters se kaq këtë vit, fillon një shi i rrëmbyer shtatori dhe ti, me mendje ende në jug, kujton që je pa çadër. Në këtë vit të largët të civilizimit, s’është shpikur ende një çadër që të bëjë punë, një çadër që të lajmëron kur e harron në kafe, apo një mënyrë për të kontrolluar motin.
Të themi të drejtën, nëse kemi çuar njerëz në hënë, mund të gjejmë një dreq mënyre për të kontrolluar motin si të na volitet!
Por ne, ne do t’ia dalim. Nuk kemi nevojë për çadrat dhe tangërllikun e tyre. Ne jemi të aftë, të shkathët, inteligjentë, shkruan anabel. Në vend të një çadre, në një ditë me shi, sidomos në një ditë me shi ku duhet të mbarosh punë rreth e qark qytetit, provoni: