10 observime për qeverisjen e Albin Kurtit

Prishtinë | 19 Gus 2023 | 17:50 | Nga Shenoll Muharremi
  1. Strukturë qeverisëse e Hashim Thaçit e udhëhequr nga Albin Kurti. Qeveria e Albin Kurtit është krijuar nga Hashim Thaçi. Kur Kurti erdhi në pushtet, ai nuk ndryshoj thujase asgjë, vazhdoj me qeverisë me strukturë të vjetër të qeverisë, ashtu sikurse e kishte gjetur. Një shtëpi i vjetër me ngjyra dhe fasadë të re, kjo ishte. Zakonisht, kur vjen në pushtet me qëllime të reja nga e kaluara, punën e parë që bënë është të strukturosh e organizosh qeverinë, ministritë, dikasteret.. për nevojat tuaja. Nevojitet lidhje direkte e struktures qeverisëse me objektivat tuaja që dëshiron t’i realizosh. Ndoshta nga mungesa e eksperiencës në qeverisje, nuk e bëri këtë dhe vazhdoj thujase me gjithcka që ka qenë e krijuar nga Isa Musatafa dhe Hashim Thaçi. Kjo i bie sikurse të kesh një biznes të njejtë si kryeministrat paraprak por të ndryshosh vetëm emrin e firmës dhe mbash të gjitha gjërat tjera. Nuk mundesh me themelet dhe strukturën e shtëpisë së vjetër me arritë rezultate të reja. Rrjedhimisht, nuk kemi pasur ndonjë ndryshim në qeverisje. Jeta e qytetarit dhe bizneseve mund të ketë eskaluar për të keq, përkundrazi.
  2. Qeverisje pa zbatim të objektivave dhe planit të saj. Agjenda e qeverisë dhe takimeve të tyre nuk përcaktohej nga plani i qeverisë apo edhe premtimet e Kurtit me cilat erdhi në pushtet. Një qeverisje ad hoc. Kushdo sjellë çfarë të dëshiroj në agjendë të qeverisë dhe ashtu përcaktohet agjenda dhe puna e qeverisë. Nuk kishte një plan të monitorimit të punës së ministrive. Në fund, vitet kaluan dhe nuk u arritë plani i qeverisë se ai kurrë nuk u përcoll. Qeverisje nga temat ad hoc dhe momentale kryesisht. Për një punë efikase dhe arritje të rezulateve, planet e ministrive dhe objektivat e qeverisë do të duhej të lidheshin ne prktikë dhe zbatoheshin e monitoroheshin nga Kurti dhe ekipi i tij. Nuk kemi pasur vlersime mujore, tremujor apo vjetor të punës së ministrave. Ministritë, ministrat, administrate publike totalisht të lira të bëjnë apo mos bëjnë cfarë të duan se askush nuk i menaxhon e as kontrollon. Mekanizmat e planifikimit, organizimit, zbatimit, monitorimt e vlersimit të cikli të menaxhimit të programit dhe planit të qeverisë nuk janë eksztues. Një still paushall i qeverisjes sikurse më herët që nuk qon askund konkretisht e gjithkund paushall.
  3. Menaxhim jo i duhur i Ministrave. E keni pare sesi kryeministri nuk i menaxhon ministrat e tij. Ai ka një relacion miqësor dhe familjar e shoqëror me ta, jo një marrëdhënie profesionale ku ti kërkon llogari dhe merr masa ndaj tyre. Asnjëherë nuk kemi pare që ka ndërmarrë masa ndaj një ministri për mungesë të rezulateve. Vetëm shiqojeni arsimin dhe shëndetësinë edhe e kuptoni çfarë po flas. Nuk po e përmendi ekonominë, se nuk ka fare ministër për ekonomi (nuk është ministresha e energjisë). Ka një mish-mash të dikasterëve me kompentenca ekonomike, por të shkapërderdhura dhe nuk ka nga kush të kërkoj llogari. Kurti, nuk është kryeminitër kur është fjala në menaxhimin e qeverisë, është më shumë një familjar, një dajë ndoshta. Bëjë cfarë të duash, mos dil kurrë në punë e mos e arrij asnjë rezultat, nuk ke rrezik fare. Të vetmet raste kur largohen ministrat janë kur ata ikin vet sikurse rasti me Minsitrat e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes. Kështuqë, nga aspekti i menaxhimit të qeverisë dhe ministrave nuk kemi pare që ka një menaxhim, koordinim dhe monitorim të tyre. E sa i përket punës së tyre, asnjëherë skemi parë një raport kritik dhe objektiv për punën e tyre. Nuk ka.
  4. Qëllime të mira, metoda të gabuara. Personalisht Albin Kurti duket që ka qëllime të mira. Përshembull, sundim i ligjit në gjithë territorin, reforma në drejtësi, negociata të forta me Serbinë, qeverisje pa korrupsion.. janë disa qëllime të tija. Por medotat me i zbatuar këto qëllime kanë dështuar pothujase të gjitha. Me negociata me Serbinë i humbi patnerët kryesor të vendit për herën e pare në historinë e pasluftës. Krijohet përshtypja që problemi më fundamental në mendim dhe veprim i Kurtit është gabimet në hapa dhe taktizim. Përshembull, thujase në të gjitha rastet kemi një metodë të aplikuar ku veprohet ashtu që të arrihen rezultate afatshkurtëra por me dëme afatgjate. Kjo është një problem strukturor. Mesiguri që aplikimi i metodës dhe strategjisë ku veprimet shpien tek sdifat afatshkutëra (apo vendimet jo popullore afatshkurëra) me benefite e rezultate afatgjate kishin me qenë një diskurs i duhur.
  5. Sundimi i Ligjit dhe reforma ne drejtësi. Këtë proces nuk ka arritur ta kompletoj kryeministri. Ende kemi një sistem të fragmentuar ku sistemi i drejtësisë funksionon sipas tradistë së vjetër. Një armiqësi e rrezikshme është krijuar mes shtyllave të shtetit dhe demokracisë. Tentim reforma më shumë ka rezultuar në armiqësi dhe luftë mes qeverisë dhe drejtësisë sesa në arritjen e sundimit të ligjit dhe dhe një sistemi të drejtësisë funksionale. Nuk duket që Kurti do të ketë kohë për të përmirësuar këtë ndonjëherë. E vetmja e mire e kësaj gjendje është që drejtësia është bërë më aktive sesa përpara në hetime të punës së qeverisë.
  6. Veriu i Kosovës. Të gjithë i kemi pare avantuar dhe rezultatet. Shkurtimisht, sot serbët nuk janë të integruar në systemin e Kosovës, e është dashur me punuar me vite e dekada me i sjellë dhe integruar në institucionet e Republikës së Kosovës. Ky është një dëm shumë i madh dhe rrezikon të sjellë më shumë autonomi për veriun e Kosovës sesa para ardhje së Kurtit në pushtet. Dmth, ai mund të ketë pasur qëllime të mira por veprimet e tija të gabuara kanë shpier tek një situatë kur gjendja është shumë më e keqe sasa para ardhjes së tij në pushtet. Dërgimi i Lulzimit me polici dhe mbajtja e tij peng me muaj është një skandal në vete pa anjë kuptim dhe rezultat në të ardhmën. Ministri i rendit vetëm me veri merret rrjedhimisht, e krimi në pjesët tjera të vendit po rritet, rrezikshmëria për qytetarët gjithashtu.
  7. Ekonomia. Nuk ka pasur fat dhe nuk ka ditur. Inflacioni shkatërroj familjet dhe ekonominë në kohën kur qeveriste. Asnjë masë e aplikuar për menaxhimin e inflacionit. Rritja e normave të interesit ndodhi vetëm pasiqë erdhën FMN pas 12 muajve me kërku prej institucioneve dhe kur inflacioni e kishte arritur kulmin mbi 14%, e do duhej kur u rrit në 5-6% maksimum. Disa ministra të tij manipuluan me të dhëna ekonomike me paraqitur qeverinë pozitivisht, por ishte e ulët prej tyre. Nuk kishin ide shumicëne rasteve cfarë duhet të bëjnë dhe shpesh nuk kanë kuptuar situatën dhe kanë marrv vendime kundër produktive. Një politikë e theksuar e majt ka dëmtuar më shumë Kosovën. Rrijta e ndihmave në dëm të investimeve për ekonomi nuk kanë si të japin efekte negative. Aplikimi i politikave të majta për gjendjen e ekonomisë së Kosovës janë shkatërruese. Ne duhet dhe mund të japim ndihma vetëm pasiqë fitojmë dhe rrisim ekonominë dukshëm. Fillimisht investon tek bizneset me fitu më shumë, e pastaj ju jap ndihma më shumë njerëzve. Mundësisht mos ju jep ndihma por ndihmoju të bëhen ndërmarrës dhe të futen në tregun e punës. Asnjë program serioz ekonomik, mos të flasim për Start Ups apo teknologji e eksport. Program serioz ekonomik është kur dizajnon dhe alokon rreth 500 milion për një objektivë. Kur e keni ndëgjuar kryeminsitrin apo qeverinë të thotë diçka sikur ‘qëllimi jonë është të rrisim ekonominë nga 10 në 15 miliardë deri në fund të mandatit? Asnjëherë, se nuk ka një agjendë ekonomike për Kosovën.
  8. Arsim dhe shendetësi. Nuk ka nevojë me elaboru në këto dy fusha. Të gjithë e dijnë gjendjen. Nuk kemi parë asnjëherë një interes të theksuar të kryeministrit për këto dy shërbrime esenciale të vendit. Shëndeti publik është në krizë të vazhdushme e kosovarët vazhdimisht rrezikohen me ajin helmues që thithin, makina të pa kontrolluara pa filere. Testet e arritshmërisë menaxhohen keq dhe japin rezulatet jo të duhura. Në përgjithësi, pas ekonomisë, arsimi dhe shëndetësia janë pikat më të dobëta të qeverisjes së Albin Kurtit;
  9. Energjia e Gjelbërt. Kam llogaritur një ditë, kemi rreth 500 MWh energji të ripërtrishme në ndërtim e sipër dhe që janë ndërtuar. Duket që ky është një dikaster, falë një ministre, që ka arritur rezultate të mira. Gjithashtu edhe disa skema për eficiencë të energjisë kanë qenë të dobishme. Bashkë me minsitrin e kulturës, besoj janë dy ministritë me performancë më të mirë. Gjithashtu shpenzimet janë rritur në mbrojtje dhe janë blerë gjashtë drone.
  10. Mungesë kronike e kuadrove profesional. VV ka qenë një parti e protestave kryesisht. Rrjedhimisht, nuk ka pasur kuadro profesional për të drejtuar qeverinë, sidomos gjithë atë qeveri që e ka drejtuar dhe menaxhuar vet pas fitore spektakolare me mbi 50%. Mesiguri do të krijoj kuadro në të ardhmën, por sfida me të cilën është përballur ka kërkuar një ushtri të madhe të profesionistëve. Kjo ka munguar. Rrjedhimisht, VV dhe Kurti kanë qenë vazhdimisht nën presion me u mbrojtë nga ‘tjerët’ sidomos nga gabimet që janë bërë nga mungesa e eksperiencës dhe kuadrove.

Të ngjashme