10 fakte interesante për tatuazhet

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 23:20 | Nga Ekonomia Online

Forma e tyre shpreh një “substancë”, një mendim, një emocion, një kuptim, që ka patjetër një vlerë, e cila duhet shfaqur gjithnjë para të tjerëve.

Trasgresioni është një kujtim i largët. Tatuazhi është “normalitet, ps të cilit ekziston një nevojë psikologjike, personale dhe specifike, shpesh sekrete. Tatuja është një kod, një mesazh i shifruar, dedikim i adresuar për një person, brenda ose jashtë vetes tënde, me të cilin mban nj dialog interior të vazhdueshëm dhe një kontakt viziv konstant.

Zbulojmë së bashku 10 “sekrete” për tatuazhet.

1. James Cook në 1771, duke u kthyer nga Thaiti e përshkroi këtë fjalë në ditarin e tij. Fjala tatuazh vjen nga polinezishtja “tatau” që do të thotë, “të dekorosh”. Përllogaritet që gjatë një tatuazhi lëkura shpohet nga 50 deri në 3 000 herë në minutë.

2. Statistikat tregojnë se 15 % e të rriturve dhe 30 % e të rinjve kanë të paktën një tatuazh. Në SHBA, janë rreth 40 % të të rriturve me të paktën nga një tatuazh. Në vitin 2012 numri i vajzave që bënë tatuazhe e kaloi atë të djemve.

3. Ka dhe nga ata që tatuazhet i bëjnë për të fituar para. Kimberly Smith, në vitin 2005, bëri tatuazh në qafë emrin e një kazinoje. Me paratë e kësaj reklame ajo pagoi shkollën e fëmijeve. Ajo njihet si iniciatore e tatuazheve publicitarë.

4. Mes ligjeve më të pazbatueshëm të SHBA ishte ai që ndalonte tatuazhet në Nju Jork, nga viti 1961 deri në 1997. Personi që shini në foton e mëposhtme është njujorkez. Quhet Scott Campbell dhe për një tatuazh merr 1 mijë dollarë në orë. Klientët e tij janë përsonazhe VIP, si Sting apo Courtney Love.

5. Nga Winston Churchill, Franklyn Delano Roosvelt e deri tek George Shultz, sekretari amerikan i shtetit gjatë presidencës Reagan, shumë burra shteti krenoheshin me tatuazhet e tyre. Tatuazhi i Churchill ishte një spirancë.

6. Tatuazhet e marinarëve kanë domethënie të veçanta: kush ka një dragua, do të thotë se ka qenë në Kinë. Nëse ka një breshkë, do të thotë se ka lunduar në ekuator. Edhe marinari Popeye i filmit të njohur vizatimor ka tatuazhin e tij, një spirancë si e Churchill.

7. Individi me më shumë tatuazhe në botë?! Për librin Guinness ai është australiani Lucky Diamond Rich (në foton poshtë), i cili ka kaluar më shumë se 1 mijë orë duke bërë tatuazhe. Trupi i tij është tërësisht i mbuluar prej tyre.

8. Edhe mumja Oetzi (njeriu i Similaun) i gjetur në vitin 1991 kishtë një tatuazh: por më shumë sesa për dekorim, për studiuesit, shenjat e gjetura në trupin e tij mendohet se u përkasin disa terapive mjekësore që ai kishte kryer.

9. Nëse keni dëshirë të bëni një tatuazh, bëjeni tek ndonjë specialist i njohur. Një studim i Universitetit të Ragensburg-ut në Gjermani, tregon se mes 14 pigmenteve të ngjyrës së zezë, disa prej tyre janë toksikë dhe të aftë për të dëmtuar qelizat.

10. Disa studime tregojnë se rreth 30 % e personave që kanë tatuazhe kanë menduar t’i heqin. Por kjo është një ndërhyrje e dhimbshme, që kryhet me lazer dhe nuk garanton efikasitet mbi të gjitha ngjyrat. Bluja dhe e zeza janë më të lehta për t’u hequr, ndërsa e kuqja, e gjelbra dhe e bardha, më të vështira. Pavarësisht teknikave, gjithnjë mbetet një shenjë e tatuazhit edhe pasi ai hiqet

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme