Kjo është ndoshta dilema më e madhe: Si ta kuptosh kur dikush të pëlqen. Sepse nuk ka gjë më të tmerrshme sesa t’i afrohesh dikujt që nuk ka pikë interesi tek ty, ndërsa ti vazhdon gënjen mendjen se shumë shpejt do qullosësh diçka
Në fakt, po të lexoni me vëmendje gjuhën e trupit, me siguri do ta kuptoni nëse dikush do, apo jo të ketë diçka më shumë. Përveç prekjes së flokëve apo kafshimit të buzëve, ja si qëndron puna:
1. Ai të ka dhënë tre shikime në seri brenda një kohe shumë të shkurtër
Shikimi i parë është ‘shikimi i të panjohurit’ – ai po të shikon, sepse ti je një qenie njerëzore që po qëndron në rrezen e tij të shikimit. Ai të shikon sërish, sepse vuri re që je një femër. Tani tregohuni të kujdesshëm, nëse të pëlqen, do të shohë sërish.
2. Ngre çorapet
Këtë nuk po e shpikim ne. Nëse ngre çorapet, ose i rregullon në praninë tuaj, është thuajse 100% e sigurt që po përpiqet të duket në më të mirën e tij dhe është i interesuar.
3. Duart e tij drejtohen nga organi gjenital
Nëse vendos duart në bel me gishtat drejt organit gjenital, në mënyrë të pavetëdijshme ai po ju fton që të shihni edhe ju. Ai madje do të qëndrojë me këmbët e hapura përballë jush, për t’ju dhënë një pamje më të mirë të ‘ju e dini çfarë’. Le të shpresojmë se do të ketë rroba veshur këtë herë.
4. Këmbët i vendos drejt teje
Nëse dikush na duket tërheqës, çdo gjymtyrë e jona, duar apo këmbë, drejtohet nga ata. Kur të shihni një grup burrash dhe një femër joshëse në të ardhmen, studioni me kujdes drejtimin e gjymtyrëve të tyre.
5. Prek fytyrën shpesh, aq më tepër kur ju sheh juve
Nëse është vërtet i dhënë pas jush, do prekë faqet, veshët dhe mjekrën. Është një kombimin emocionesh nervoze, përpjekjesh për t’u dukur mirë dhe prekjesh erotike.
6. Sytë e tij lëvizin në mënyrë trekëndore
Kur shohim njerëz me të cilët nuk jemi të afërt, sytë bëjnë lëvizje zig-zage: shohim nga një sy në tjetrin, pastaj lëvizim poshtë për të parë hundën dhe gojën. Sapo fillojmë të flirtojmë, trekëndëshi zmadhohet. Kalojmë më shumë kohë duke parë buzët, gjoksin apo edhe pak më poshtë. Fundja shikimin nuk e komandon dot.
7. Nuk ndalon dot së pari gojën tënde
Sa më shumë i tërhequr të jetë ndaj jush, aq më shumë kohë do kalojë duke parë buzët tuaja ndërsa flisni. Është një gjest shumë seksi, sepse ju bën të mendoni: Mos vallë po imagjinon si do të ishte të më puthte? Dhe kjo është pikërisht ajo çfarë po mendon. Mes shumë gjërave të tjera…
8. Pulit sytë shumë shpesh
Nëse dikush ju pëlqen do fillojë të mbyllë sytë në mënyrë të pavetëdijshme. Bëni dhe ju të njëjtën gjë dhe do të shihni që ai do të përpiqet të sinkronizojë pulitjet e tij me tuajat. Kjo do t’ju lidhë edhe më shumë bashkë.
9. Ju ka vendosur me shpatulla pas muri
Ky quhet ‘bllokim’, po përdor trupin tënd për të krijuar një hapsirë intime dhe për të vendosur kufij mes jush dhe të tjerëve. Ata shpesh bllokojnë duke vendosur njërën dorë në mur, duke ju zënë ngushtë mes krahëve të tij, ose do afrojë kokën e tij me tuajën për të qenë më pranë në një dhomë me njerëz. Ahh sa e bukur është dashuria!
10. Ai vazhdon të shtrëngojë shishen ose kanaçen e birrës
Kur meshkujt janë seksualisht të tërhequr ndaj dikujt, fillojnë të luajnë me mjete rrethanore. Këto mjete si shishja e ujit mund t’i sjellin ndërmend gjoksin tuaj, dhe gjithçka tjetër është ajo që bluhet brenda mendjes së tij perverse. /Telegrafi/