Përfitimet shëndetësore të limonit janë të shumta për shkak të pranisë së elementëve ushqyes si vitamina C, vitamina B, fosfori, proteinat dhe karbohidratet. Në mjekësinë e lashtë indiane uji i ngrohtë me limon njihet si pastrues i trupit.
Kur pihet në mëngjes me stomakun bosh ai përshpejton sistemin tretës dhe detoksifikon trupin.
Lexoni për më shumë benefite nga përdorimi i ujit me limon.
- Reduktoni ethet
Limoni ka një grupin medikamentesh natyrale dhe antiseptike, që përdoren kundër baktereve dhe mikrorganizmave patogjenë.
- Balanconi pH
Në fillim, limonët janë acidikë, por ato formojnë alkaline kur bashohen me lëngjet e trupit duke ndihmuar në rivendosjen e ekuilibrit në pH e trupit.
- Luftoni kancerin
Limonët përmbajnë 22 komponime kundër kancerit, duke përfshirë glikozidet flavonol të cilat ndalojnë ndarjen e qelizave në qelizat e kancerit.
- Forconi sistemin imunitar
Limonët janë të pasur me vitaminë C dhe flavonoide që veprojnë kundër infeksioneve si gripi dhe ftohja.
- Lehtësoni dhimbjet e dhëmbëve
Përveç këtyre, limoni mund të përdoret edhe në pastrimin e rregullt të dhëmbëve tuaj, për t’i mbajtur sa më të shëndetshëm.
- Ndihmoni për humbjen e peshës
Disa pika lëng limoni në ujë të nxehtë besohet se ndihmojnë në pastrimin e sistemit tretës dhe zvogëlimin e problemeve me mëlçinë.
- Pakësoni rrudhat dhe njollat
Vitamina C në limon ndihmon në neutralizimin e radikaleve të lira të lidhura me plakjen dhe shumicën e llojeve të sëmundjeve. Pirja e limonit me ujë dhe mjaltë i jep shkëlqim lëkurës.
- Shpëlani mbetjet e padëshiruara dhe pastron zorrët
Limonët rrisin peristaltikën në zorrë, duke ndihmuar në krijimin e lëvizjeve të zorrëve duke eliminuar mbeturinat dhe duke ndihmuar të funksiojnë më mirë. Shtoni lëngun e një limoni në ujë të ngrohtë dhe pijeni esëll në mëngjes.
- Shëroni infeksionet e fytit
Limoni është një frut shumë i mirë që ndihmon në luftimin e problemeve që lidhen me infeksionet e fytit pasi ka veti antibakteriale.
- Lehtësoni problemet e frymëmarrjes
Limoni ul presionin e gjakut dhe rrit nivelet e HDL (kolesterolit të mirë).