Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në Brazil për shkak të rrëshqitjes së dheut që u regjistrua në një zonë të Rio de Zhaneiros.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar në një zonë kodrinore të banuar të këtij qyteti.
Mes viktimave gjendet edhe një fëmijë.
Rrëshqitja e dheut erdhi si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut.
Shumë vullnetarë janë bërë bashkë me zjarrfikësit dhe personelin e policisë, duke krijuar një zinxhir për të larguar baltën dhe pjesët e thyera të mureve të banesave.
Ndërkohë, kërkimet vijojnë pa ndërprerje edhe natën, pasi disa persona janë shpallur të zhdukur. Deri më tani autoritetet kanë shpëtuar 11 persona.