10 persona kanë mbetur të vdekur nga zjarri në Vargem Grande të Rio de Janeiro- në Brazil dhe lajmin e kanë konfirmuar nga departamenti lokal i zjarrfikësve.
Tre të tjerë kishin mbetur të lënduar , ku një prej tyre thuhet të jetë në gjendje serioze.
Nga ky departament është thënë se zjarri kishte ndodhur në qendrën stërvitore të klubit futbollistik Flamengo, por kanë spekuluar që zjarri kishte ndodhur gjatë kohës sa personat që gjendeshin brenda ishin në gjumë.
Sipas informatave të tjera nga ta, situata thuhet se është në n kontroll, ndërkaq ndeshja mes Flamengos dhe Fluminenses e paraparë të zhvillohet nesër, tashmë është shtyrë.