Talebanët sulmojnë qendrën britanike të sigurisë në Kabul, 10 të vdekur (VIDEO)

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Si pasojë e një sulmi vetëvrasës me bombë në Kabul të Afganistanit, të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë janë lënduar, kanë bërë të ditur zyrtarët afganë.

Sulmi vetëvrasës ka ndodhur përpara qendrës britanike të sigurisë, G4S, që ndodhet në veri të Kabulit.

Kryengritësit talebanë kanë deklaruar se qëndrojnë prapa sulmit, shkruan Euronews.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Najib Danish, ka bërë të ditur se pas sulmit me bombë, ka pasur edhe shkrepje me armë zjarri midis forcave qeveritare dhe talebanëve.

Ndërsa një zëdhënës i G4S, ka konfirmuar se pesë nga punonjësit tyre janë vrarë në “në sulmin kriminal”, duke përfshirë një shtetas britanik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme