10 thënie inspiruese me rastin e fillimit të shkollës

Prishtinë | 05 Sht 2017 | 18:13 | Nga

Përderisa vera mbaron dhe moti ndryshon, është kohë e mirë të ri-fokusoheni në qëllimet tuaja. Edhe nëse nuk jeni më në shkollë, fillimi i vitit shkollor shpesh ngjall një instinkt të rrënjosur që të shtrëngoheni dhe t’i ktheheni punës.

Nga gatishmëria për të bërë gabime, në të qëndruarit të vërtetë ndaj vetes tuaj, në thjeshtë të punuarit shumë dhe të mos dorëzoheni, këtu ka disa thënie të cilat do të inspirojnë progresin tuaj gjatë nëntë muajve të radhës.

Bëni gabime
Kam mësuar aq shumë nga gabimet e mia…Po mendoj të bëj edhe disa tjera.

Mos lejoni dyshimin të vrasë ëndrrat tuaja
Dyshimi vret më shumë ëndrra sesa dështimi.

Ndihmoni njerëzit të shohin potencialin e tyre
‘’Udhëheqja po zbulon potencialin e njerëzve që të bëhen më të mirë’’.

Bëhuni të vërtetë
Nëse tregoheni të vërtetë, nuk do të keni konkurrencë.

Arritjet e vogla ndodhin çdo ditë
Arritjet janë pjesë e rrugëtimit, jo destinacioni.

Përshëndesni
Një ‘’tung’’ e thjeshtë mund të dërgojë në miliona gjëra.

Punoni shumë
Nëse punoni me të vërtetë shumë dhe jeni të mirë, gjëra të mrekullueshme do të ndodhin.

Bëni më të mirën tuaj
Asnjëherë mos ndaloni së bëri më të mirën tuaj vetëm pse dikush nuk ua jep meritën.

Vazhdoni
Mund të mos kem arritur aty ende, por jam më afër se sa ku isha dje.

Besoni në veten tuaj
“Besoni se mundeni dhe ju tashmë keni arritur në gjysmë të rrugës’’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme