10 thënie motivuese nga Sheryl Sandberg

Prishtinë | 30 Tet 2024 | 03:49 | Nga Ekonomia Online

Jeta ka gjëra të papritura, dhe për të ecur përpara, është e rëndësishme të mësoni dhe të rriteni nga ato. Kur zyrtarja e Lartë Operative e Facebook, Sheryl Sandberg, humbi bashkëshortin e saj David Goldberg në vitin 2015, edhe pse ishte e shkatërruar, ajo u hap ndaj botës për humbjen e saj.

Përmes mërzisë, ajo zbuloi forcën dhe aftësinë ripërtëritëse, të cilat i ka ndarë me ne.

Si një femër udhëheqëse në teknologji, Sandberg ka pozicionuar veten si një zë për femrat në industri, Me librin e saj Lean In dhe organizatën e saj, Leanin.org, Sanderbg kërkon të fuqizojë gratë rreth botës dhe t’i ndihmojë ato të jenë versioni më i mirë i vetes së tyre. Kemi shumë për të mësuar nga kjo autore me shitjet më të mira, aktiviste dhe udhëheqëse.

Lexoni këto thënie inspiruese nga Sandberg:

Për rritjen –
Janë ditët e vështira, kohërat të cilat ju sfidojnë, ato të cilat vendosin se kush jeni”

Për sfidat –
Kam mësuar se, gjatë sfidave dhe zbrazëtive, ju mund të zgjidhni gëzimin dhe domethënien”

Për suksesin –
Ju nuk do të definoheni nga ato që arrini, por se si mbijetoni”

Për lumturinë –
Sepse pavarësisht se çfarë ndodh çdo ditë, unë shkoj në shtrat duke menduar diçka të mirë. Provojeni”

Për dështimin –
“Kur jeta ju tërheq poshtë, ju mund të dilni në sipërfaqe dhe të merrni frymë sërish”

Për aftësinë ripërtëritëse –
“Ju nuk keni lindur me një sasi të caktuar të aftësisë ripërtëritëse. Sikur një muskul, ju mund ta ndërtoni atë kur të keni nevojë”

Për udhëheqjen –
“Aftësia për të mësuar është cilësia më e rëndësishme që një udhëheqës mund ta ketë”

Për mundësinë –
“Ju duhet të merrni mundësitë dhe t’a bëni një mundësi të përshtatet për ju, në vend se anasjelltas”

Për mënyrën e të menduarit –
“Nëse provoni t’i bëni të gjitha dhe të prisni që të gjitha të dalin saktë është një recetë për dëshpërim. Përsosmëria është armiku”

Për motivimin –
“Ndarja e ndjenjave ndërton marrëdhënie më të thella. Motivimi vjen duke punuar në gjërat të cilat na interesojnë”

Të ngjashme