10 vetura të dëmtuara nga plumbat qorr

Prishtinë | 02 Jan 2023 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

10 vetura janë dëmtuar nga plumbat qorr dhe bredharak në gjithë Kosovën.

Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh, përcjell Klankosova.tv.

Pesë nga 10 veturat janë dëmtuar në Prishtinë, tri në rajonin e Pejës, një në Gjilan dhe një tjetër në Prizren.

Njoftimet e policisë:

Rr. Xheladin Hana, Prishtinë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar automjeti i tij, dyshohet nga një plumb qorr. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Zhan Zhak Ruso, Prishtinë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar automjeti i tij, dyshohet nga një plumb qorr. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Marie Shllaku, Prishtinë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar automjeti i tij, dyshohet nga një plumb qorr. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Mehmet Akif Ersoy, Prishtinë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar automjeti i tij, dyshohet nga një plumb qorr. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Bekim Fehmiu, Prishtinë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij, rasti është duke u hetuar.

Rr. Bajram Shala, Prizren – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se  nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura  e tij, rasti është duke u hetuar.

Fsh. Katundi i Ri, Pejë –  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura  e tij, rasti është duke u hetuar.

Rr. Ymer Prizreni, Pejë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura  e tij, rasti është duke u hetuar.

Fsh. Carrabreg i Ulët, Deçan – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se  nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura  e tij, rasti është duke u hetuar.

Gjilan – Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe si pasojë nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura  e ankuesit mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme