Shoqata e Përgjithshme e Industrisë Gjermane të Sigurimeve (GDV), ka publikuar një raport sipas të cilit 14.229 automjete me sigurim gjithëpërfshirës (‘kasko’) u raportuan të vjedhura vitin e kaluar.
Sipas raportit, Ky dëm është i barabartë me rreth 280 milionë euro.
Caku kryesor i hajdutëve ishin SUV-ët,. Në veçanti, gjenerata e dytë e BMW X6-shit ka qenë në shënjestër të hajnave.
Në vijim, ju sjellim listën e dhjetë veturave që janë vjedhur më së shumti në Gjermani:
BMë X6 – gjenerata e dytë;
Land Rover Velar – gjenerata e parë;
Mazda CX-5 – gjenerata e dytë;
Lexus CT200 – gjenerata e parë;
Toyota Prius + – gjenerata e parë;
Range Rover – gjenerata e tretë;
Lexus NX – gjenerata e parë;
Renault Talisman – gjenerata e parë;
Toyota GT86 – gjenerata e parë;
Toyota RAV4 – gjenerata e katërt.
“Është e dukshme që hajnat vodhën më pak vetura të reja, por ia mësyn veturave dy-tre vjeçare”, shpjegon GDV. Arsyeja për këtë, sipas ekspertëve, është se modelet e reja ofrojnë mbrojtje më të mirë kundër vjedhjes.
Kjo shoqatë, po ashtu, njofton se numri i vjedhjeve të automjeteve në Gjermani u ul më 2019-n.