Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B.A.
I akuzuari, shtetas i Republikës së Kosovës, me datë 25.05.2017 në ora 18:35 minuta në pikën e karburantit “Beki Benz” në fshatin Kmetovc të Komunës së Gjilanit, i maskuar me anë të përdorimit të forcës apo kanosjes tenton të përvetësojë pasuri të luajtshme, fillimisht duke u kacafytur me pronarin dhe më pas duke shtënë në drejtim të tij, duke e plagosur në krah.
njëjti me datë 23.12.2017 rreth orës 18:00 me përdorimin e forcës hynë në bastoren sportive “Lumi Sport” në Gjilan, dhe duke shtënë me armë në drejtim të televizorit përmes përdorimit të forcës përvetëson nga arka e lokalit shumën prej 400 Euro”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Gjilan.
I akuzuari me këto veprime dyshohet se ka kryer veprat penale: Grabitje në tentativë dhe grabitje neni 329 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Për këto dy vepra trupi gjykues ka shqiptuar një dënim unik prej dhjetë (10) vjet burgim dhe gjobë në shumën prej shtatëqind (700) euro.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.