100 mijë hungarezë në shesh kundër Orbanit të sapo rizgjedhur kryeministër

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 13:45 | Nga

Mijëra persona kanë protestuar të shtunën në Budapest kundër qeverisë së kryeministrit Viktor Orban, fituese sërish e zgjedhjeve parlamentare.

Kundërshtarët e Orbanit u dyndën në kryeqytetin hungarez për të kundërshtuar atë që e quajnë një “sistem zgjedhor të padrejtë”.

Protesta vjen 6 ditë pasi Partia Fidesz fitoi 2/3 e vendeve në Parlament. Ajo u organizua nga një grup në Facebook që quhet “Ne jemi shumica”. Ata që morën fjalën thanë se “Orban vodhi zgjedhjet” dhe shtuan se “korrupsioni karakterizon qeverinë e tij”.

Sipas BBC, ishin rreth 100 000 njerëz të pranishëm në demonstratën kundër Orbanit. Ata mbanin në duar flamuj hungarezë dhe të Bashkimit Europian. Edhe pse kishte një numër të madh policësh në këtë protestë, nuk ndodhi asnjë incident.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme