100 për qindëshi: Kaq kamionë me mallra serbe u kthyen sot në kufi

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Pas vendosjes së taksës prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës, 20 kamionë nga Serbia janë kthyer mbrapsht.

20 kamionë me mallra nga Serbia janë kthyer mbrapsht gjatë ditës se sotme në doganë, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritje të taksës në 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Kështu ka thënë për lajmi.net, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Ai ka thënë se kamionët nga Serbia janë kthyer pasi nuk ishin në dijeni për vendosjen e taksës prej 100 për qind, derisa ka shtuar se është

“20 kamionë janë kthyer mbrapshtë nga Serbia, për arsye se një pjesë e madhe e tyre, sipas tyre nuk e kanë pasur informatën që taksa është 100 për qind, janë nis do më thënë me taksa tjera. Ndërsa një pjesë janë kthyer sepse nuk e kanë pasur deklaracionin e mallit në rregull”, ka thënë Stavileci.

Stavileci po ashtu ka thënë se fluksi i importit ka renë këto ditë, derisa ka shtuar se vendimi i qeverisë po zbatohet plotësisht.

“Fluksi i importit ka ra këto ditë, ndërsa zbatueshmëria e vendimit është 100 për qind”, ka thënë Stavileci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme