Nga Komuna e Malishevës është thënë se katër persona janë shëruar sot nga COVID-19 në këtë komunë, ndërsa janë regjistruar edhe shtatë raste të reja të infektuara.
Nga kjo komunë është bërë e ditur se deri tani janë regjistruar 656 raste të infektuara me COVID-19, prej të cilave 40 kanë vdekur dhe 105 janë aktive.
“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga data 14 mars 2020, kur është regjistruar rasti i parë, e deri më sot, me COVID-19 janë regjistruar 656 raste, prej tyre 511 janë shëruar, 40 kanë vdekur, ndërsa aktiv me COVID janë dhe 105 persona”, është thënë nga kjo komunë.