Në qytetin e Vlorës është përkujtuar sot 105-vjetori i vdekjes dhe 180-vjetori i lindjes së Ismail Qemalit.
Aktiviteti u zhvillua nga bashkia e Vlorës, ndërsa të pranishmit, deputetë të qytetit, por dhe drejtuesi politik i qarkut Blendi Klosi nderuan figurën e Qemalit duke vendosur kurora me lule në varrin e tij.
Në fjalën e tij, kryebashkiaku Ermal Dredha lartësoi figurën e Ismail Qemalit dhe kontributin e tij për krijimin e shtetit shqiptar.
Vlerësime për urtësinë, vizionin perëndimor për shtetformin dhe veprat e Ismail Qemalit patën edhe deputetët e Vlorës..