Varësisht se a është një udhëheqës politik, oficer ushtarak ose themelues i suksesshëm biznesi, ka një pe të përbashkët i cili i lidh të gjithë këta individë të fuqishëm së bashku. Përderisa koordinimi, puna dhe pasioni janë të gjitha dominuese, njerëzit e suksesshëm gjithashtu posedojnë 11 shprehitë e mëposhtme.
Vetëbesimin
Njerëzit e fuqishëm kanë vetëbesim, e cila është një aftësi në të cilën mund të punoni, dhe njerëzit janë natyrshëm të tërhequr drejt individëve me vetëbesim. Për shkak se kanë vetëbesim, njerëzit e fuqishëm nuk janë të frikësuar të ndërmarrin rreziqe dhe sfida. Përveç këtyre, individët me vetëbesim mund të vlerësojnë arritjet e vogla, të punojnë në aftësitë e tyre komunikative, të harrojnë të kaluarën dhe të kuptojnë atë që është e rëndësishme.
Mos kërkoni famën dhe pasurinë
A mendoni se Pope Francis kërkon famë dhe pasuri? Sigurisht që jo, dhe si Pope Francis, njerëzit e fuqishëm nuk kërkojnë të mburren nga suksesi i tyre. Në vend të kësaj, ata fokusohen në ato që kanë rëndësi për konsumatorët, kompaninë dhe komunitetin e tyre.
Ata mbushin më shumë hapësirë
Një eksperiment i vitit 2010 i bërë nga psikologët Dana Carney dhe Amy Cuddy zbuluan se personat të cilët qëndronin në një pozitë e cila merrte më shumë se një minutë në fakt ndiheshin më të fuqishëm. Kjo u shkaktua nga një reagim biokimik i cili rrit testosteronin dhe kortizolin e ulur.
Ata e dinë kur të flasin
Mendoni për dikë i cili nuk flet shumë por ato që thonë janë të dobishme, të fuqishme dhe përplot njohuri. Individët e fuqishëm e dinë se kur të flasin dhe çfarë të thonë në kohën e duhur. Gjithashtu, duke mos folur shumë, ul mundësitë e tyre e të thënit diçka pa kuptim.
Ata nuk bëjnë kontakt të syve
Ju me siguri keni dëgjuar se folësit dhe udhëheqësit më të mirë bëjnë kontakt të fuqishëm të syve. Del se nuk është kështu. Bazuar në studimin nga psikologët Frances Chen dhe Julia Minson, u zbulua se kontakti i syve mund të jetë antiproduktiv sepse zvogëlon bindjen. Në vend se të shikoni në sytë e dikujt, udhëheqësit duhet të shikojnë në gojën e anëtarëve të audiencës.
Nuk frikësohen të durojnë kritikat
Kur jeni në pozitë të fuqishme, disa nga vendimet tuaja nuk do të pëlqehen. Njerëzit e fuqishëm nuk frikësohen nga reagimet e ashpra. Nëse do frikësoheshin, nuk do të mund t’i bënin më të mirat për konsumatorët, kompaninë ose komunitetin e tyre.
Ata vishen sipas rolit të tyre
Nëse shikoni shumicën e udhëheqësve, çfarë veshin ata? Shumë prej tyre veshin rroba profesionale, jo atlete dhe xhupë (Mark Zuckerberg është njëri nga përjashtimet). Udhëheqësit e fuqishëm dallojnë veten e tyre nga të tjerët duke u veshur, folur dhe vepruar në mënyrë profesionale.
Ata janë lojtarë të ekipit
Njerëzit e fuqishëm e kuptojnë se janë pjesë e një ekipi me një rol të dizajnuar. Përderisa roli i tyre ka më shumë ndikim dhe përgjegjësi, ata nuk nënvlerësojnë kurrë punën e anëtarëve tjerë të ekipit.
Ata janë fleksibilë
Jeta është e paparashikueshme. Njerëzit e fuqishëm janë në gjendje të bëjnë rregullimet e duhura për të zgjidhur problemet. Të jesh fleksibil nuk do të thotë se jeni të dobët. Ata vetëm kërkojnë të përballojnë situatat.
Bëjnë pyetje më të mira
Tony Robbins dikur tha ‘’Njerëzit e suksesshëm bëjnë pyetje më të mira dhe si rezultat pranojnë përgjigje më të mira’’. Në fakt, John Maxwell ka shkruajtur një libër të tërë për këtë temë. Njerëzit e fuqishëm bëjnë pyetje për të vendosur se cila është gjëja më e mirë për konsumatorët, kompaninë dhe komunitetin.
Zgjedhin një ulëse të fortë dhe mbartin objekte të rënda
Sipas një studimi të publikuar në Science, njerëzit të cilët uleshin në karrige të parehatshme u bënë më të ashpër në negociatat për shkak se ndjesia e ngurtë duket se zvogëlon ndërrimet në vendime. Në studimin e njëjtë, gjithashtu u zbulua se personat të cilët mbartnin objekte më të rënda ishin më të rëndësishëm.
Jeni gati të zini vend në botë? Përdorni këto këshilla për t’u ndjerë dhe për t’u bërë më i fuqishëm.