Një lloj i ri koronavirusi, që po qarkullon në Kinën Qendrore, ka vënë në lëvizje autoritetet shëndetësore dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, për një shpërthim të mundshëm të pneumonisë edhe përtej kufijve të zonës së infektuar.
Pas vdekjes së dy personave në Itali dhe infektimit të disa të tjerve,rreziku për të prekur edhe vendin tonë është rritur. Por ja si mund të vetë-mbrohemi nga koronavirusi sipas këshillave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Lani duart sa hyni në shtëpi!
Lani duart para gatimit!
Lani duart pas përdorimit të tualetit!
Lani duart sa herë teshtini apo kolliteni!
Teshtini mbi shami apo bërryl dhe jo mbi duart tuaja!
Gatuajini mirë ushqimet!
Mos frekuentoni ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz!
Pini shumë ujë dhe lëngje!
Pajisini të moshuarit që frekuentojnë transport publik me maska!
Në udhetime konsumoni ushqime të paketuara!
Evitoni përdorimin e tualeteve publike!