11 të vdekur dhe 259 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 18 Sht 2021 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.147.803 doza të vaksinës.

Deri më sot 425.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 6.630 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183.

Në total numri i rasteve aktive është 11.862.

Të ngjashme