Sot bëhen 11 vjet nga vdekja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili ishte zgjedhur presidenti i parë i Kosovës gjatë votimeve të mbajtura në vitet e 90-ta, ndërsa edhe pas luftës është zgjedhur po ashtu presidenti i parë i vendit.
Për nder të tij do të organizohen disa aktivitete.
Gjatë ditës do të bëhen homazhe tek varri i tij në Velani, ndërsa familja Rugova do të pres në vizitë mysafirë. Po ashtu do të mbahet edhe një akademi përkujtimore.