110 persona u kthyen në Kosovë nga Siria, 74 janë fëmijë

Prishtinë | 20 Pri 2019 | 10:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se mbrëmë janë kthyer 110 shtetas kosovar, katër luftëtarë 32 gra dhe 72 fëmijë- përfshirë 9 të vdekur.

“Janë kthyer 110 shtetas kosovar, 4 luftëtar, 32 gra 74 fëmijë dhe 9 fëmijë që kanë humbur fëmijët në luftë. Të gjithë personat që kanë kryer vepra penale do të dalin para drejtësisë, ndërsa të tjerët do të rehabilitohen”, është shprehur ai.

Ai tha se 4 luftëtarët e kthyer nga Siria do të dalin para drejtësisë dhe ndaj tyre do të veprohet konform ligjit.

“Policia me urdhër të Prokurorisë, ka arrestuar 4 persona , luftëtarë të kthyer ndaj të cilëve do të veprohet konform ligjit. Ne po punojmë në identifikimin për kthimin edhe të qytetarëve të tjerë që gjenden atje”, tha Qalaj.

Qalaj ka thënë se ende ka persona që janë në zonat e konfliktit.

“Kemi informata për 30 luftëtarë që janë endeatje. Në mesin e tyre janë 49 gra dhe 8 fëmijë”, tha ai.

Ai tha se policia ka qenë pjesë përbërëse për kthimin e këtyre qytetarëve nga Siria.

“Siguroj qytetarët që situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile dhe Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim me institucionet tjera të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët”, tha ai.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka treguar se të gjithë shtetasve kosovarë të kthye nga Siria do u bëhen analizat dhe vaksinimi.

Ai ka treguar se ata do të trajtohen me kujdes të lartë për shkak të traumave që kanë përjetuar.

“Për arsye të ruajtjes së shëndetit dhe parandalimit të bartjes së ndonjë sëmundjeve, çdo person do të shikohet dhe do të vaksinohen, si dhe do t’i nënshtrohet procedurave  për sëmundjet ngjitëse. Procesi do të trajtohet me kujdes të lartë dhe do të jepet diagnoza e saktë”, tha ai.

Të ngjashme