117 persona në vetizolim në Drenas

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Drenasit deri më tani nuk ka të konfirmuar asnjë rast me Coronavirus. Nga 117 persona në vetizolim, tre prej tyre janë para përfundimit të këtij vetizolimi, teksa asnjëri nuk ka pasur simptoma të virusit.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, gjatë një takimi, ka falënderuar anëtarët e Shtabit Emergjent, administratorët, policinë, stafin shëndetësor dhe gjithë qytetarët e komunës të cilët po i zbatojnë në përpikëri të gjitha masat e nivelit qendror e lokal, është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie.

“Bashkëpunimi i mirë mes të gjithë këtyre akterëve është indikator që deri më tani në Drenas fatmirësisht nuk është konfirmuar zyrtarisht asnjë rast me COVID-19. Nga 117 të vetizoluar, 3 janë para përfundimit të vetzolimit dhe asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur shenja klinike të virusit COVID-19. Por, në mënyrë që kjo situatë emergjente të menaxhohet sa më mirë, është kërkuar koordinimi mes të gjithë akterëve relevantë për tejkalimin e pandemisë. Në këtë mbledhje, të gjithë anëtarët në mënyrë unanime kanë miratuar propozimin e kryetarit Lladrovci, për ndarjen e 2000 pakove ushqimore-higjienike (pako me 18 artikuj) për të ju dalë në ndihmë familjeve ne nevojë. Si dhe ndarjen e 1200 thasë me miell për familjet që janë të regjistruar në asistencë sociale në Komunën e Drenasit. Ndarja e këtyre pakove ushqimore-higjienike, si dhe të miellit është planifikuar të bëhet pasi të kthehet ligjshmëria e vendimit të Kuvendit Komunal për bartjen e mjeteve financiare për menaxhimin e situatës së krijuar nga CODID-19 i datës 27.03.2020 me numër 01-400-14189, për ndarjen e fondit prej 229.200 euro”, shkruan në njoftim.

Të ngjashme