119 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Prishtinë | 22 Qer 2022 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë është 119.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.304, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3.139 persona.

Në 24 orët janë dhënë 47 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.197 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.078 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Të ngjashme