Nga Komuna e Malishevës është bërë e ditur se në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 3 persona janë shëruar nga COVID-19, 1 person ka vdekur dhe janë regjistruar 13 raste të reja të infektuara, raporton Gazeta Express.
Rastet e reja të regjistruar janë nga këto vendbanime: 4 raste në Carrallukë, 3 raste në Banjë, 2 raste në Ngucat, 2 raste në Balincë, 1 rast Bellanicë dhe 1 rast në Malishevë.
Nga kjo komunë është bërë e ditur se 119 raste të infektuara me këtë virus janë aktive, ndërsa 42 persona kanë vdekur si pasojë e tij.
“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me COVID-19 janë regjistruar 707 raste, prej tyre 546 janë shëruar, 42 kanë vdekur dhe aktiv me COVID janë dhe 119 persona.