12 mijë kandidatë konkurrojnë për 8 mijë vende në UP

Prishtinë | 19 Kor 2017 | 15:55 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për tri ditë me radhë në Universitetin e Prishtinës do të mbahet Provimi Pranues. Janë rreth 12 mijë kandidatë që do t’i nënshtrohen testit provues, ndërsa vetëm 8 mijë prej tyre do të kenë fatin të bëhen studentë të rinj.

Esat Kelmendi, Sekretar në UP, ka thënë për Ekonomia Online se provimi pranues ka filluar sot dhe se gjithçka ka shkuar në rregull.

“Në përgjithësi në shumicën e njësive akademike sot është mbajtur provimi pranues. Gjithsej kanë aplikuar rreth 12 mijë kandidatë për rreth 8 mijë pozita përfshirë edhe vendet e rezervuara për komunitete jo shumicë. Ne kemi vizituar disa njësi akademike gjatë kohës së mbajtjes së provimit pranues dhe çdo gjë është raportuar në rregull. Po ashtu kemi qenë prezent gjatë procesit dhe mendojmë që provimi është mbajtur në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë ai.

E për studentët që nuk do ta kenë fatin të regjistrohen në këtë afat, Kelmendi ka thënë se mund të parashtrojnë ankesë, nëse pretendojnë se iu është bërë e padrejtë.

“Sigurisht është procedura e ankesave kush konsideron kujt i është bërë e padrejtë. Por ne si menaxhment jemi të interesuar që kandidatët që tregojnë suksesin më të mirë të përzgjidhen dhe të mos iu bëhet e padrejtë gjatë procesit të pranimit”, ka thënë ai.

Ndërsa numrin e madh të studentëve që pranohen çdo vit në Universitetin e Prishtinës,  Esat Kelmendi e arsyeton me faktin se Kosova ka numër të madh të rinjve të cilëve duhet ofruar shkollim të lartë.

“Duhet me pa edhe gjendjen reale, Kosova ka një rini të madhe të cilën ne duhet të ofrojmë mundësi shkollimi të mëtutjeshëm. Ata më mirë është që të shkollohen sesa të bredhin rrugëve edhe të pashkolluar”, ka thënë Kelmendi.

Sipas tij, që nga viti 2013 deri më tani ka rënie për rreth 50% të pranimit të studentëve të rinj.

“Ne vazhdimisht, disa vite me radhë jemi katër vitet e fundit duke zvogëluar dukshëm numrin e studentëve të ri që pranohen. Për shembull në krahasim me 12 mijë student ka qenë numri në 2013 tani ka ra rreth 8 mijë. Do të  thotë është 50% ulje e kandidatëve që pranohen për student. Prandaj, besoj që ata nuk duhet të fokusohen  në tregun kosovar por duhet të kërkojnë edhe më gjerë. Ndërsa ne numrin e studentëve e shpallim krahas akreditimit të programeve që përfshijnë edhe numrin e përcaktuar të studentëve që mund të pranojë universiteti përkatës”.

 

Provimi pranues do të vazhdojë të organizohet edhe nesër dhe pasnesër.

Të ngjashme