Në shtator të vitit të kaluar janë bërë gjashtë vjet që nga arritja e marrëveshjes për kadastër në mes të Kosovës dhe Serbisë. Por kjo marrëveshje ende nuk është zbatuar.
Asnjë prej rreth 12 milionë dokumenteve dhe hartave, që sipas kësaj marrëveshjeje ishin paraparë të ktheheshin nga Serbia në Kosovë, nuk ka mbërritur në Agjencisë Kosovare për Kthim dhe Verifikim të Pronave (AKKVP), shkruan sot “Koha Ditore”.
Deri në qershor të vitit 2016 përgjegjëse për vonesa në zbatim të kësaj marrëveshjeje kanë qenë institucionet e Kosovës, pasi që në bazë të marrëveshjesh ishte paraparë që Kosova të hartonte Ligjin për AKKVP-në.
Ndërkohë që nga qershori i vitit 2016 përgjegjëse për moszbatim të kësaj marrëveshjeje, sipas institucioneve kosovare, është Serbia.